Vetaksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë, vdiq një person

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë, më saktësisht në hyrje të fshatit Dobërqan.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:05.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për portalin rtv21.tv se në veturë kanë qenë tre persona, me ç’rast pasagjeri ka humbur jetën, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Shoferi ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatin Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet, ku dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pastaj për në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Hashani.
Në 24 orët e kaluara kanë ndodhur 67 aksidente trafiku./21Media

Back to top button