Kroacia demanton raportimet, nuk ka ofruar garanci për lirimin e Thaçit

 

Deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj ka reaguar pas një deklarate të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha se Kroacia ka ofruar garanci për lirimin e Hashim Thaçit.

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar apo konfirmim se Kroacia do të ofronte garanci për lirimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punonin për këtë, por se s’kishte asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë Lekaj Përlaskaj për “Jutarnji”,

Ajo tutje ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Berisha këtë informacion.

“Hashim Thaçi s’është shtetas i Kroacisë dhe si juriste, s’jam e familjarizuar me modelin ligjor në bazë të të cilit Kroacia do të mund të ishte garantuese për një person që s’është shtetas i saj”, ka thënë tutje Përlaskaj./21Media 

Back to top button