Kroacia merr tre pikë të reja ndaj Kanadës

Kroacia ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Kupën e Botës duke e mposhtur Kanadën me rezultat 4-1 të dielën në Khalifa International Stadium”.
Në këtë ndeshje e cila ishte e vlefshme për grupin F, kroatëve iu desh që ta përmbysin rezultatin për të marrë tre pikët e plota.
Kanadezët gjetën golin e epërsisë 1-0 pas vetëm dy minutave lojë kur Davies realizoi pas një aksioni të ndërtuar papritmas dhe shumë të shpejtë.
Por, pas këtij goli, kroatët filluan të këndellen duke e marrë kontrollin e lojës dhe dominimin e saj në të gjitha aspektet. Kjo edhe solli rezultatet e mira që në pjesën e parë. Fillimisht Kramaricx barazoi shifrat 1-1 me golin e tij në minutën e 36’, dhe pastaj Maro Livaja përmbysi rezultatin duke shënuar për 2-1 një minut para se të mbyllej pjesa e parë (44).
Edhe në pjesën e dytë vazhdoi kontrolli i lojës nga Kroacia, ndërsa Andrej Kramaric u përkujdes pa ta vulosur fitoren e vendit të tij duke shënuar golin e dytë personal në minutën e 70’, por në listën e realizatorëve të Kroacisë u fut edhe Maher në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 4-1.
Tani, pas ndeshjeve të dyta, grupi F kryesohet nga Kroacia me katër pikë, aq sa ka edhe Maroku në vendin e dytë, kurse Belgjika është e treta me tre pikë, para Kanadës që tashmë ka mbetur pa gjasa për të vazhduar tutje.

Back to top button