KRU “Prishtina” nga nesër aksion ndaj borxhlinjëve në Graçanicë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër me 26 korrik duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillojë aksion të madhe me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë.
“Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu KRU “Prishtina” ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.” , thuhet në njoftim./21Media