Kurti iu uron suksese policëve të komunitetit joshumicë që nisën punën në veri

(Lajm i përditësuar)


Kurti iu uron suksese policëve të komunitetit joshumicë që nisën punën në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për zyrtarët nga komunitetet joshumicë të cilët kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

Kurti ka shkruar në Twitter se 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq.

“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar ai.


Kurti jep detaje për policët nga komunitetet joshumicë në veri

Të hënën në veri te vendit kanë nisur punën 72 policë të komunitetit joshumicë që diplomuan disa ditë më parë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për portalin rtv2.tv tha se 45 prej tyre janë të komunitetit serbë, 16 boshnjak, 3 turq, 2 ashkali 4 egjiptian dhe 2 romë.

Këta policë janë shpërndarë në katër komunat e veriut, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në nëntor të vitit të kaluar për shkak të vendimit për targat afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje./21Media

Back to top button