Kryebashkiaku i Kievit thotë se Putini ka “filluar proceset që do ta varrosin atë”

Njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm dhe kërcënimi i tij me armë bërthamore në Ukrainë ka “filluar proceset që do ta varrosin atë”, tha të mërkurën kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
“Mobilizimi i shpallur nga Putini dhe kërcënimet bërthamore nuk do ta ndihmojnë agresorin në përpjekjen e tij për të pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën dhe ukrainasit”, tha Vitali Klitschko në kanalin e tij zyrtar Telegram, transmeton rtv21.tv.
Ai tha se “tirani më në fund nisi proceset që do ta varrosin në vendin e tij”.
“Bota e qytetëruar duhet të kuptojë më në fund se e keqja duhet të shkatërrohet plotësisht dhe të mos flasë për disa “negociata paqësore” iluzore”, shtoi Klitschko./21Media

Back to top button