Kurti flet rreth dyshimeve për atentatin ndaj tij: Ndihem i sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për atentatin që u konfirmua se ishte planifikuar ndaj tij në vitin 2021.
Kjo doli në publik ditë më parë. E sa i përket këtij atentati, Kurti tha se ndihet i sigurt.
“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit. Andaj kemi vlerësuar se publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata që kanë bërë planin. Pra besoj se me të drejt kemi vlerësuar që mos të bëhet publike”, tha Kurti.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka konfirmuar se Kryeministri i vendit, Albin Kurti është kërcënuar në vitin 2021. Sipas njoftimit, rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik./21Media

Back to top button