Kryenegociatori i Moskës thotë se ndërprerja e aktivitetit ushtarak nuk do të thotë armëpushim
Kryenegociatori i Moskës në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky ka thënë se premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore nuk përfaqëson një armëpushim.
“Kjo nuk është një armëpushim, kjo është aspirata jonë, gradualisht për të arritur një depërshkallëzimi të konfliktit të paktën në këto fronte”, tha Vladimir Medinsky .
Sot zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin ka thënë se Rusia do të ulë rrënjësisht aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv-it./21Media