Kryeshefi i KOSTT-it: Kohëve të fundit ka pasë tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit

Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij institucioni, Evatar Zeqiri. Ky i fundit, akuzoi Bordin rreth tendencave për interferime.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KOSTT-it në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryeshefi i KOSTT-it, Evatar Zeqiri, ka thënë se kohëve të fundit pjesën kryesore të punës është dashur të merret me dy anëtarët e Bordit, Ajrina Gashin dhe Nebih Zariqin, pasi, sipas tij, janë marrë më shumë me prokurorim sesa vetë ai.

Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, ka thënë se asnjëherë nuk i ka penguar në punë kryeshefit. Për këtë, tha se është e gatshme të japë përgjegjësi.

E anëtari tjetër i Bordit, Nebih Zariqi, ka thënë se kohëve të fundit kryeshefi i KOSTT-it e ka luajtur rolin “kinse bordi është jo-ekzistent”.

E anëtari tjetër i KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanë pas standarde të larta profesionale dhe ka pas probleme të brendshme, qysh në javën e parë. Sipas tij, e kanë pasur të vështirë me i respektu standardet për faktin e problemeve të brendshme.

Kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri, tha se buxheti i KOSTT-it, në total ka qenë 92 milionë euro, ndërsa është shpenzuar 28,5 milionë euro.

Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, u shpreh se kur e kanë kërkuar raportin procesi ka qenë i mbyllur.

Back to top button