Kryetarët e partive politike të Kosovës urojnë Abazoviqin

Politikani shqiptar nga Ulqini, Driton Abazoviq, është zgjedhur kryeministër i ri i Malit të Zi.
Pas zgjedhjes kryeministër, Abazoviqi ka pranuar urime të shumta në mesin e tyre janë edhe urimet e kryetarëve të partive politike të Kosovës.
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ia ka uruar postin e ri.
Pacolli tha se Abazoviqit i uroi sukses dhe punë të mbarë nga Kosova, duke shtuar se ndjehet krenar me të.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit si kryeministër i ri i Mali të Zi.
Duke e quajtur lajm të shkëlqyer për Malin e Zi, Krasniqi shkroi se ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes së Abazoviqit kryeministër të Malit të Zi ka thënë se kjo është arritje historike për shqiptarët në rajon.

Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.
Kuvendi i Malit të Zi sot zgjodhi Qeverinë e 43-të.
Për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe ekspozimin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së./21Media
Back to top button