Kthimi i 1.1 milion eurove nga 2.1 milionët e vjedhura, Bajrami: Çdo cent t’i kthehet buxhetit

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, , ka thënë se buxhetit të shtetit duhet e do t’i kthehen çdo cent, pas raportimeve se Thesarit të Shtetit i janë kthyer 1.1 milionë nga 2.1 milionët e vjedhura.
Bajrami bëri thirrje që “hajnat të kalben në burg”, teksa shtoi se ka besuar dhe vazhdon të besojë në organet e drejtësisë se do ta kryejnë punën deri në kthimin e çdo centi në Thesarin e Shtetit.
“Edhe sot dhe përgjithmonë do ta bëja të njëjtin veprim që kam bërë, duke i denoncuar HAJNAT që sot janë në burg. Dikush atëherë dhe ndërkohë e ka parë denoncimin tim si gabim dhe unë e kam pranuar këtë gabim. Prapë do ta bëja të njëjtin gabim dhe do të denoncoj kushdo që prek djersën e këtij populli”, shkroi Bajrami.
Në tetor të vitit 2020, rreth 2.1 milionë euro janë bartur nga Ministria e Infrastrukturës tek një kompani private nga një zyrtar i Departamentit të Thesarit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?