Ra nga kati i 9-të mbi BMW, 31 vjeçari menjëherë çohet në këmbë

Në shtetin amerikan New Jersey një burrë me sa duket kishte një engjëll mbrojtës. 31-vjeçari ra nga kati i nëntë i një ndërtese dhe u përplas në çatinë e një veture BMW.
Incidenti, i cili ndodhi të mërkurën në orën 10:20 të mëngjesit me kohën lokale, u vëzhgua nga disa dëshmitarë okularë. Dhe ata me të vërtetë nuk mund ta besonin atë që ndodhi pas rënies. Burri u ngrit dhe pyeti “Çfarë ndodhi?” – kështu e përshkruan dëshmitarja okulare Christina Smith për ” New York Post”, transmeton rtv21.tv.
Smith telefonoi një ambulancë dhe e dërguan në spital. Sipas një zëdhënësi të Jersey City, 31-vjeçari ishte ende në gjendje kritike të enjten.
Sipas hetimeve fillestare, burri nuk punonte në ndërtesë dhe ishte e paqartë pse ishte atje. Sipas policisë, ai nuk pranoi të jepte emrin e tij./21Media

Back to top button