Kuba voton për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

Kuba ka votuar për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini.
Rreth dy të tretat e popullsisë votuan për të miratuar reformat në një Kod të ri të Familjes, i cili do të lejojë gjithashtu shtatzënitë zëvendësuese dhe do t’u japë çifteve të së njëjtës gjini të drejtën për të birësuar fëmijë.
Megjithatë, ka pasur kundërshtim të konsiderueshëm ndaj reformave midis grupeve fetare dhe konservatorëve.
Referendumi i së dielës ishte për një Kod të tri të Familjes – një dokument 100 faqesh i cili kaloi në më shumë se dy drafte dhe orë debate në takime në nivel komuniteti.
Qeveria e Kubës kishte mbëshetetur ndryshimin e ligjit dhe zhvilloi një fushatë mbarëkombëtare duke u kërkuar njerëzve që ta miratonin atë./21Media

Back to top button