Kuka pas medaljes së artë të Distrias: Mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur

Distria Krasniqi e fitoi sot medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Senior të xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi regjistroi katër fitore, ndërsa në finale e mposhti italianen Odette Giuffrida, për ta fituar medaljen e artë, raporton KosovaPress.

Menjëherë pas suksesit të Distrias reagoi trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili e cilësoi Krasniqin si “Mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur”.

Back to top button