Krasniqi i sjell Kosovës medaljen e artë nga Evropiani i xhudos në Zagreb

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e mposhti në finale xhudisten italiane, Odette Giuffrida, raporton KosovaPress.
Deri te medalja e artë, Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, kurse në të dytin triumfoi kundër ukrainases Anna Borodina. Distria vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale kundër kroates Ana Viktorija Puljiz.
Në gjysmëfinale Krasniqi u përball me spanjolle Ariane Toro Soler, ku edhe këtu shënoi fitore vetëm për të kaluar në finale, ku më pas e mposhti italianen Odette Giuffrida.