Majlinda Kelmendi ndalet në luftën e parë

Kampionja olimpike e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi nuk arriti të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Xhudistja kosovare pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.
“Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.”, bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kujtojmë që, dje xhudistja Distria Krasniqi bëri histori në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku fitoi medaljen e artë. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që e ka nderuar vendin me të artën në “Rio 2016”./21Media

Back to top button