Kuleba: Gjermania e Franca gabuan që nuk e lejuan anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë see ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në vitin 2008.
“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte. Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda, është diçka për të cilën ne po paguajmë”, ka thënë Kuleba.
Ai shtoi se Ukraina po e paguan koston e kësaj.
“Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina”, shtoi ai. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?