Kultivoi bimë narkotike në banesë, arrestohet 32-vjeçari

 
Një 32-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, E.N ka tentuar të largohet nga banesa, duke u hedhur nga kati i tretë.
Në banesë janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa./vizionplus

Back to top button