SHKK suspendon zyrtarin korrektues që dyshohet se mori ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, se zyrtari korrektues B.R, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna.
SHKK thotë se në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button