Kultivoi kanabis, arrestohet një burrë nga Mitrovica
Dje është arrestuar një burrë kosovar nga Mitrovica, për shkak se nga njësitë relevante policore është hasur duke vjelur disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
”Në dy lokacione te i dyshuari, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa me gjatësi 60 deri 160 cm”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?