Kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, siguroi sot biletën drejt raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi që e mposhti si vendas skuadrën e La Fioritas.
Pas plot 90’ minutave lojë në “Fadil Vokrri”, skuadra e Ilir Dajës e shkatërroi La Fioritan me rezultat të thellë 6:0.
Ky rezultat e dërgon atë të përgjithshmin në 10:0, pasi që në ndeshjen si mysafirë, Ballkani e mposhti skuadrën nga San Marino me shifrat 4:0.
Tani, Ballkani do të vazhdojë tutje garat në Ligën e Konferencës, ku në raundin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes mes skuadrës së Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Back to top button