I shpërthen cigarja elektronike në gojë, humbi 7 dhëmbë

Një 39 vjeçar me emrin Paul donte ta përfundonte ditën e tij të vështirë të punës në paqe me cigaren e tij elektronike. Por, disa sekonda më vonë pati një zhurmë të madhe dhe papritmas tre dhëmbë fluturuan nga goja e britanikut. Katër të tjerë u dëmtuan aq shumë saqë u dashtë t’i largonte.
“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e grisur sa nuk e dija në atë moment nëse truri im ishte hedhur në erë”, tha ai, transmeton rtv21.tv.
Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu cigaren në internet nga një prodhues kinez. Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi./21Media

Back to top button