Nis takimi i Antony Blinken me Osmanin e Kurtin

Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me  presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurt.
Osmani para takimit kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, raporton televizioni publik i Kosovës.
Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media.
Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.
Ndërkohë, të mërkurën krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.

Back to top button