Kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shënuar progres në përmbylljen e aktiviteteve të parapara që ndihmojnë KQZ-në për të shpallur sa më shpejtë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare, ku ka treguar se sa ka zgjatur ky proces zgjedhjeve të kaluara.

“Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve. Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2,254 nga 2,547 vendvotime”, ka theksuar ai./21Media

Back to top button