Gjykata në Moskë refuzon apelin e Navalnyt

 

Liderit rus të opozitës, Alexei Navalny iu është refuzuar kërkesa kundër dënimit me burg.

Navalny u arrestua muajin e kaluar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ai po trajtohej për një sulm pothuajse fatal të agjentit nervor, transmeton rtv21.tv.

Navalny është dënuar nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani.

Ai ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për sulmin dhe thotë se akuzat kundër tij janë të trilluara.

Kremlini mohon çdo përfshirje në helmimin e tij./21Media

Back to top button