Kur do të jetë e gatshme Qendra për Sindromën Down dhe Autizmin?

Ndonëse ka qenë në planet e Komunës së Prishtinës vite më parë , Qendra për Sindromën Down dhe Autizëm nuk është finalizuar ende.
Por nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës , për portalin rtv21.tv kanë bërë të ditur se hapja e qendrës do të bëhet në tre mujorin e dytë të këtij viti (2022).
Punimet për këtë qendër kanë filluar në shkurt të vitit 2021 ndonëse si projket është përfolur edhe vite më parë.
Qendra po ndërtohet në bashkëpunim me TIKA-n.
“Sipas marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s parashihet që objekti të dorëzohet me çelësa në dorë.”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale./21Media

Back to top button