Kur do të publikohet ”Dafinë moj” në të gjitha platformat?

Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka kohë që e ka paralajmëruar albumin ”Dafinë moj”.
Së fundmi, artistja përmes një postimi në ”Instagram”, ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor në të gjitha platformat.
”1 tetor”, ka shkruar Dafina sipër një video ku shihet një dorë që mban CD-në e albumit.

Albumi ”Dafinë moj”, përmban 14 këngë, ku disa prej tyre Dafina i ka sjellur në bashkëpunim me artistë të njohur të estradës.
Nga albumi, projektet muzikore, ”Era”, ”Nana” dhe ”Vet e lype”, janë publikuar mbrëmë./21Media

Back to top button