Kur kryetari i qytetit vaksinohet jasht rradhës…

Kryetari i qytetit sicilian Corleone, Nicolo Nicolosi, tha sot se po jep dorëheqje sepse u vaksinua jasht rradhës

“Unë nuk fjeta një natë para se të mendoja për atë vendim dhe arrita në përfundimin se ishte e drejtë për mua të jepja dorëheqje,” tha Nikollozi (78), njoftoi agjencia italiane ANSA.

Mediat njoftuan se policia po e hetonte rastin. Italia filloi vaksinimin në fund të dhjetorit dhe përparësia iu dha punëtorëve mjekësorë dhe personave më të vjetër se 80 vjeç.

Sidoqoftë, Nikollozi tha në atë kohë se politikanët lokalë si ai duhet të mbrohen menjëherë nga virusi korona, si dhe punonjësit e mjekësisë.

Përveç Nikollozit, edhe këshilltarët e qytetit gjithashtu u vaksinuan.

Qyteti Corleone u përjetësua nga regjisori amerikan Francis Coppola me filmin kulti “The Godfather”(1972) për mafian siciliane dhe familjen Corleone, me protagonistë aktorë të mëdhenj – Marlon Brando, Al Paçino dhe Diana Keaton./21Media

Back to top button