Ngjarjet e datës 8 mars 

 

Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:45).

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” – Prishtinë, ora 10:00).

Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00).

Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë, ora 10:30).

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, ora 11:00).

Mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00).

Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 14:00).

OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, ora 16:00).

Back to top button