Kurti: Aplikimi për në BE synon hapjen e një kapitulli të ri

Me zyrtarizmin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, pas nënshkrimit të aplikimit.
“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE. Aplikimin për anëtarësim të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë Presidencës së Çekisë të Bashkimit Evropian. Është moment historik me të cilin synojmë hapjen e një kapitulli të ri. “, tha Kurti
Ai shtoi se Kosova do të ecë përpara me meritën dhe aftësitë e veta.
“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe avancuese. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Ne do të ecim përpara me meriton tonë, me aftësitë tona për t’i përmbushur kriteret. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, u shpreh Kurti./21Media

Back to top button