VV në Tiranë i përgjigjet Escobarit për “Zajednicën”

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë bashkësi të projektuar të komunave me shumicë serbe, anëtarë të këtij subjekti politik janë kthyer ta quajnë “Zajednicë”, si atëherë kur LVV ishte në opozitë.
Enis Sulstarova, themelues i degës së LVV-së në Shqipëri, ka thënë se Qeveria nuk do ta pranojë “Zajednicën”, duke iu përgjigjur kështu të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha të martën se punët për themelimin e Asociacionit duhet të nisin menjëherë.
“Zajednicen nuk e pranojne LVV, qeveria Kurti, GjKK, shumica parlamentare, populli ne pergjithesi, sektore e organizata te shoqerise civile. Ata qe e duan ne Kosove le t’i gjeje Eskobari se kush jane”, ka shtuar Sulstarova në “Facebook”.

Escobar mbrëmë për rel ka thënë se Kosova e ka obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Back to top button