Kurti: Ballkani nuk është imun për situatën e krijuar në Ukrainë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Ballkani nuk është imun për situatën e krijuar në Ukrainë.
“Sepse në Ballkan kemi një vend që nuk ka vënë sanksione mbi Rusinë, që nuk iu ka bashkuar BE-së për të dënuar pushtimin rus dhe kjo është Serbia fqinji ynë”, deklaroi Kurti në një intervistë për Sky Neës, përcjell portali rtv21.tv
Tutje kryeministri Kurti përmendi faktin se Serbia është fqinji që nuk e ka njohur Kosovës, për kundër Shqipërisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë.
“Kosova është e shqetësuar se çfarë po ndodhë në Ukrainë mund të ndodhë edhe në Kosovë, por nuk është aspak e frikësuar.”, shtoi Kurti.
Paraprakisht Albin Kurti tha se situata në Ukraninë është e ngjashme me atë në Kosovë në vitin 1999.
“Tashmë këtë e kemi parë edhe në Ballkan në pranverën e vitit 1999. Mbi 860 mijë qytetarë ishin larguar nga Kosova. Qindra masakra të ndodhura, mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe rreth 20 mijë gra janë përdhunuar. Tashmë po e shohim agresionin rus në Ukrainë, ku secili lider është duke e dënuar. Tashmë jemi në përkrahje të popullit ukrainas për respektim të integritetit territorial.”, dekalroi kryeministri Kurti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?