Kurti: BE-ja dhe NATO-ja janë fati ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaçësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbajti konferencë për media.
Kurti theksoi se e mbeshtesin fuqishëm procesin e Berlinit si dhe tregun e përbashkët rajonal.
Tutje, Kurti shtoi se ”Evropa është kontineti ynë dhe BE-ja e NATO-ja janë fati ynë”.

Gjithashtu të dy emisarët kanë pasur takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet në dialog dhe se si mund të ecet përpara me dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button