Kurti çon në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO(VIDEO)
Fjala eshte për mosfutjen e FSK-së në veri
Kryeministri Albin Kurti e ka dërguar në Prokurori marrëveshjen Thaçi-Nato për mosfutjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit.
Këtë e bëri të ditur në seancën e sotme të Kuvendit, pasi që u pyet nga deputetët e PDK-së. Opozita po ashtu e kritikoi edhe fjalimin e kryeministrit Kurti pas darkës tradicionale në Bruksel.
Në këtë seancë u mbajt edhe Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.(Teksti- Kujtesa Bajrami – Fana
kamera: Berat Bahtiri)/21MEDIA