Kurti edhe zëvendëspresidentja e Zvicrës diskutuan për bashkëpunimin në fusha të ndryshme
Shkëmbimi i përvojave më teknologji të informacionit dhe edukim , e po ashtu edhe bashkëpunimi në ekonomi dhe mbrojtje ishin temat e diskutimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd.
Në këtë takim që u zhvillua në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, siç bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit, Kurti i shprehu shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.
“U theksua rëndësia e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane./21Media