Filmi “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, në top pesëshe në Netflix

Filmi “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, vazhdimësi e filmit të vitit 2018 “Knives Out”, në top pesëshen e filmave më të popullarizuar në Netflix.
Ky film bëri histori pasi që u bë filmi më i popullarizuar me ndjekje të tij deri në 273 milionë e 200 mijë dashamirë në 28 ditët e para pas lansimit.
Filmi “Glass Onion A Knives Out Mystery”, regjinë e të cilit e ka bërë Rian Johnson, u debutua ekskluzivisht në Netflix, pasi që ky shërbim bleu të drejtën për dy filma vazhdimësi në mars të vitit 2021.
Në film, aktori Daniel Craig luan rolin e një detektivi privat me emrin Benoit Blanc, i cili vendos të zbulojë rastin e një vrasjeje të mistershme në një ishull grek.
Ky film po arrin sukses edhe me fitim të çmimeve. Ai u nominua për dy çmime Golden Globes dhe fitoi disa të tjera.
Tani për tani, “Glass Onion A Knives Out Mystery” qëndron në pozitën e katërt në Netflix si filmi më i shikuar pas filmave si: “Bird Box”, “Don’t Look Up”, dhe “Red Notice”.
Regjisori Johnson në lidhje me fimin në një intervistë për media ka bërë të ditur se do të realizojë edhe filmin e tretë Glass Onion, por nuk ka dhënë detale rreth ngjarjes në të. Dihet se personazhi Blanc sërish do të jetë pjesë e tij./21Media

Back to top button