Kurti falënderon ambasadorin Hovenier për përkushtimin e tij në marrëveshjen për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për rolin dhe përkushtimin në arritjen e marrëveshjes për targat me Serbinë ka falënderuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Në një postim në Twitter Kurti ka shkruar se tashmë është koha për hapa të mëdhenj përpara.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe ShBA-të. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti.

Sot gjatë ditës, Hovenier ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hovenier./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button