Kurti flet për sulmin ndaj policëve në Leposaviq

Pesë policë janë lënduar gjatë një aksioni për të ndaluar një kamion në veri të Kosovës, që dyshohej se po kontrabandonte mallra. Policët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërkaq po ashtu është dëmtuar një veturë policore. Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh falënderues dhe mirënjohjohës për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre, ndërsa tha se shpreson dhe uron që edhe hallkat tjera të sistemit të drejtësisë, prokuroria e gjyqësori të jenë në nivel të detyrës.
Kryeministri njoftoi se sot në orën 17:00 i pret policët e lënduar në zyrën e tij./21Media

 

Back to top button