Kurti fton prodhuesin e KIA-s të investojë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar prodhuesin e automjeteve KIA Europe që të investojë në Kosovë.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se këtë ftesë Kurti e bëri gjatë takimit të zhvilluar të premten me zëvendëspresidentin e prodhuesit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

“Kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare. Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit./21Media

Gjatë takimit, Kurti ka shtuar se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik./21Media

Back to top button