Kurti hip në kombajë, nis sezonin e korrje-shirjeve

Në Kosovë ka filluar sezoni i korrje -shirjeve, ndërsa kryeministri, Albin Kurti siç është bërë traditë ka hipur në kombajë dhe ka shpërndarë foto në rrjetet sociale.
Ai ka zhvilluar vizitë te bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Ndërsa, Ministri i Financave përmes një postimi ka thënë se krahasuar me vitet e kaluara, mbështetja me subvencione për grurin sivjet është “më shumë se 3-fish më e lartë”./21Media

Back to top button