Kurti i drejtohet Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër, e shtunë, 15 janar 2022, në orën 14:00.
Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
“Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar.”, është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë.
Ndërkohë, shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian) i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së./21Media

Back to top button