Kurti ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të IOM-it, flasin për menaxhimin e migracionit

Kryministri Albin Kurti ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të IOM, Manfred Profazi, kjo është bërë të ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje thuhet se në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë për zhvillimin e politikave në fushën e menaxhimit të migracionit, si dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve të përfshira në këtë fushë” thuhet më tutje në njoftim.

Ndërsa Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion./21Media

Back to top button