Kurti: Kam falënderuar BE-në dhe SHBA-në për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Përmes një postimi në “X” të njohur më parë si “Twitter” ai ka thënë se u ka ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun.

Ai ka thënë se takimin e ka filluar duke shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur, pas sulmit të 24 shtatorit.

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka shkruar ai./21Media


Përfundon takimi i ambasadorëve të akredituar me Kurtin

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e akredituar ka përfunduar.

Ata nuk kanë folur pas takimit.


Ambasadorët e akredituar i shkojnë në takim Kurtit

Ambasadorët e akredituar në Kosovë i kanë shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, derisa po zhvillohet para takimit të Kurtit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Me Osmanin pritet të takohet në orën 13:30, ndërsa me Kurtin në 14:15.

Back to top button