Kurti: Le të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Sot në mbledhjen dy qeverive, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende “si një lis me dy degë”, dhe se duhet të flasin si diplomatë e të punojnë si patriotë.
“Të thuash se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquhesh si nacionalist ,e të thuash se bashkohemi në BE të thonë diplomatë. Le të flasim si diplomatë, e të punojmë si patriotë”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se integrimi mes dy vendeve është strategjik dhe më tepër se qëllimor, derisa shtoi se bashkëpunimi nuk është dëshirë e zgjedhje por detyrë.

Kurti u ndal edhe të projekti i hekurudhës mes Durrësit dhe Prishtinës për të cilën tha se do të forconte shqiptarët në aspektin gjeopolitik por do të ndihmonte edhe vendet fqinje.
“Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash. Është ekologji dhe fuqi e tokës në det. Është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është e sa një rëndësie ekonomike por edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët por edhe do ta ndajmë të ardhmen”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar prezantoi edhe marrëveshjen për lehtësimin e procedurave doganore që parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe në Porto Romano.
“Po prezantoj marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore ose të kontrollit hyrje-daljeve të mallrave. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zbatimi i lehtësirave, thjeshtësimi i procedurave doganore, dhe zvogëlim i kohës së pritjes në pikat e kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri. Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe Porto Romano dhe thellomini bashkëpunimit në mes të dy vendeve të procedurave doganore dhe kontrollit të hyrje-dalje të mallrave”, prezantoi Kurti./21Media

Back to top button