Rama kërkon që Shqipëria e Kosova ta kenë një abetare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar dakordim që në mbledhjen e sotme dy qeveritë të merren vesh që dy shtetet të funksionojnë me një abetare që nga viti i ardhshëm.
“Në vitin e ardhshëm që është vit jubilar për pavarësinë e vendit tonë, të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh është libër që është trajtuar si tekst me shumë alternativa. Jemi dakorduar të kemi vetëm një abetare. Nëse biem dakord sot, të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe pastaj këtë ta kemi në të gjitha hapësirat ku shkruhet dhe lexohet gjuha shqipe”, ka thënë ai./21Media

Back to top button