​Kurti me Kryeministren e Finlandës biseduan për rritjen e numrit të ushtarëve finlandez në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Duke e falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim u bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal./21Media

Back to top button