Osmani: Smajl Hajdaraj heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.
Osmani ka thënë se kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë.
“21- vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn. Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë. Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!”, ka shkruar Osmani./21Media