Kurti: Me Vetëvendosjen nuk forcohet pushteti, por shteti

Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore në Viti

Në vazhdimin e tubimeve elektorale, Vetëvendosje në Viti u bëri me dije qytetarëve se ndryshimi vjen pas 11 qershorit me fitoren e Vetëvendosjes duke thënë se VV-ja nuk do të zbrapset para asnjë krimineli.

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti tha se me “Vetëndosjen” në krye nuk forcohet pushteti por, shteti andaj populli i Kosovës meriton të udhëhiqet nga njerëz të dinjëtetshëm e te dijshëm e ata janë njerëzit e Vetëvendosjes, raporton rtv21.tv.

“Më 11 qershor s’duhet fatin e tyre qytetarët t’ua besoj atyre qe fatin e tyre e mbajnë si lojërat e fatit. Ata që kanë bërë gabime t’i pensionojmë e atë që e meritojnë t’i dënojmë. Prandaj t’i lëmë pa punë ata pushtetarë e le të shohin edhe ata si është me mbet pa punë. 18 vjet gënyjen se do tu gjejnë punë dhe një gjë të tillë se bën.

“Qeveria do t’i ndihmoj prodhuesve, biznesve vendore sepse shteti me Vetëvendosjen s’do të jetë dirigjues por rregulltor. Sepse me Vetëvendosjen punohet për qytetarët”, shtoi ai./21Media

Back to top button