LDK e gatshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie ka shprehur gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Kjo sipas Gashit, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.
“Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend.”, ka shkruar Gashi në facebook.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 22 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe  1 mijë e 894  raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 1 mijë e 354 persona./21Media

Back to top button