S’ka dakordim as pas takimit me Kurtin, greva do të vazhdojë
Takimi për rreth dy orë mes kryeministrit Albin Kurti më Këshillin Grevist të BSPK-së nuk ka pasur asnjë rezultat.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për media u shpreh se nga ky takim nuk kanë marrë asgjë pozitive.
Nuk është vendosur për ndërprerjen e grevës as pas takimit të Këshillit Grevist me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Jasharaj u shpreh se temë e nxehtë ishte pakoja e prezantuar nga qeveria, në të cilën ka këmbëngulur Kurti.
“Anëtarësia do t’i thotë jo pakos. E lutëm shumë kryeministrin ministrin Murati dhe ministren Nagavci të ofrojnë lëvizje të re që ta tejkalojmë këtë situatë. Arsyetimi i tyre është i zakonshëm që kanë dhënë pakon e tyre dhe se dimri do të jetë i vështirë. Kjo ndihmesë nuk po shtohet kanë mbet te pakoja që e kanë ofruar”, tha Jasharaj.
Ai tha se është pozitive që dialogu ka filluar./21Media